Lajme

Dita ndërkombëtare për eliminimin e diskriminimit racor, Qeveria e Kosovës: Mbetemi të përkushtuar për respektimin e diversitetit

Autori: Gazeta inFokus 20:24 | 21 March 2023

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për respektimin e diversitetit, krijimin e mundësive të barabarta dhe gjithëpërfshirjen e çdo qytetari në vendin tonë”.

Kështu ka shkruar Qeveria e Kosovës në ditën ndërkombëtare për eliminimin e diskriminimit racor.

“Jemi bashkë në angazhimet tona që askujt të mos i mohohen të drejtat për shkak të diskriminimit në bazë të racës, gjinisë, orientimit seksual, etnisë, gjuhës, besimit fetar, aftësisë së kufizuar, opinionit politik, origjinës kombëtare ose sociale”.

-Advertisement-

Prandaj, në këtë ditë, e çdo ditë tjetër, le të rrisim ndërgjegjësimin dhe veprimet tona për parandalimin dhe eliminimin e diskriminimit në të gjitha format e tij”, thuhet tutje në postimin e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria njofton se platforma Kombëtare për Mbrojtjen nga Diskriminimi ofron qasje të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe në veçanti për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera