Lajme

Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 06 April 2020

Më 23 gusht 2013, OKB e vendosi 6 prillin si datë kur do të festohet Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe.

Gjithashtu, me këtë datë shënohet dita e hapjes së Lojërave Olimpike Moderne që u mbajtën në Athinë në vitin 1896.

KON dhe OKB kanë angazhime afatgjate për të përdorur sportin si mjet për ndryshime sociale dhe vazhdojnë të punojnë së bashku në shumë projekte.

-Advertisement-

Të dy organizatat i kanë shfrytëzuar ngjarjet e sportit siç janë Lojërat Olimpike për të ndërtuar mirëkuptimin kulturor dhe për të përmirësuar edukimin, shëndetin dhe zhvillimin ekonomik dhe social.

Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe ka për qëllim promovimin e mënyrës së shëndetshme të jetës dhe inkurajimin e Lëvizjes Olimpike Ndërkombëtare që të përqendrohet në lejimin e qasjes në sport për sa më shumë njerëz që është e mundur.

Në këtë ditë, li derët sportivë botërorë e kombëtarë, punojnë me komunitetin dhe synojnë që nëpërmjet sportit të pasurojnë jetën, në veçanti të fëmijëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera