Lajme

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, Meta: Media shqiptare nën censurën e qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 03 May 2021

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, presidenti shqiptar, Ilir Meta, shkruan se shumica e mediave shqiptare janë nën censurën e qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë.

“Fondet publike dhe burimet e dyshimta financiare vazhdojnë të përdoren gjerësisht për të cenuar lirinë e shprehjes, për të fshehur të vërtetat dhe për të shmangur llogaridhënien. Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar, së bashku me censurën dhe autocensurën”.

Ai ka thënë se liria e medias është thelbësore për demokracinë.

-Advertisement-

“Ne duhet të mbrojmë dhe inkurajojmë çdo ditë gazetarët kurajozë në punën e tyre. Ata duhet të ndihen të sigurt dhe të kenë qasje të plotë në informacionin që i shërben interesit publik, pa pritur që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj klienteliste. Pseudo-liritë prodhojnë vetëm regjime me pseudo-demokraci”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera