Lajme

Dita Ndërkombëtare e Familjes – OJQ i kërkojnë deputetëve shtimin e familjeve strehuese e strehimoreve

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 15 May 2023

Në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, organizata për strehimin e fëmijëve, kanë kërkuar më shumë mbështetje që janë pa përkujdesje prindërore dhe kanë bërë thirrje për shtimin e familjeve strehuese si dhe strehimoreve.

Këto kërkesa ata i paraqiten me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes. Kryetarja e këtij Komisioni, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, tha se pëë këtë çështje duhet vetëdijesim i të gjithëve, për çka ka falënderuar këto organizata për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

“Ne si Komision kemi mirëpritur iniciativë tuaj për shënimin e kësaj dite si një ditë e veçantë. Në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi në çështjet që kanë të bëjnë me familjen. Ne e dimë që nuk jemi anëtarë të OKB”.

-Advertisement-

Ibadete Krasniqi, drejtoreshë në Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror (OFAP), tha se me rastin e kësaj dite kanë lansuar fushatën “Hape derën, hape zemrën:, duke u bërë thirrje institucioneve që të jenë zëri i këtyre fëmijëve.

Ajo shtoi se sfidë mbete numri i vogël i familjeve strehuese, që nga 36, vetëm 25 janë aktive dhe jo në të gjitha komunat.

“Qëllimi kësaj fushate është që të gjatë t’i hapin dyert për fëmijët pa përkujdesje. Moto e fushatës është ‘Hape derën, hape zemrën’. Sot e hapim ketë fushatë që i dedikohet të gjithë qytetarëve që ta mbështesin. Nuk kemi familje strehuese në të gjitha komunat. 36 familje strehuese dhe aktive janë 25 kemi nevojë të zhvillojmë këtë formë në të gjitha komunat”.

Krasniqi tha se sfidë është strehimi i fëmijëve me nevojat të veçanta dhe ata pas moshës 18 vjeçare.

“Një prej sfidave strehimi i fëmijëve me aftësi te kufizuara dhe ata pas 18 vjeçare. Përgjegjësit në nivel komunal të jenë në vend qofte me banim social mirëmbajtje mujore etj”, tha ajo

“Është përgjegjësi shtatore që përkujdesja prej një fëmijët që i mungon përkrahja prindërore. Kjo është një thirrje e fundit”.

Fatmire Musliu, njëra nga familjet strehuese nga Obiliqi, tha se familjet strehues e bëjën këtë punë në mënyre vullnetare për t’u ndihmua fëmijëve që nuk kanë përkujdesje prindërore dhe janë pjesa më e pafuqishme e shoqërisë, raporton EO.

“Familja strehuese qe nga momenti që pranoi fëmijën ai do të jetë sikur fëmije unë e derisa të jetoj ka me qenë fëmija im. Ne si shoqëri duhet më bë shumë më tepër familjet strehuese jo vetëm sot në Ditën ndërkombëtare, por gjithherë duhet me punuar më tepër për mirëqenien e këtyre fëmijëve që të rriten në mënyrë të barabartë.  Problemet janë të natyrave te ndryshme çdo ditë ki sfida mund te sëmuret mund të ketë probleme të momentit. Vetëm kisha dashtë të përkrahen nga niveli qendror familjet strehuese sepse mungon përkrahja”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera