Lajme

Dita më nxehtë e vitit në Britani/ Temperaturat pritet të shkojnë 33 gradë C

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 11 July 2022

Sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit deri më tani, në Britaninë e Madhe, pasi temperaturat pritet të arrijnë 33 gradë C.

Disa pjesë të Britanisë së Madhe do të jenë më të nxehta se ato të Maldiveve dhe Bahamasit, me motin me diell që do të zgjasë deri në fundjavë sipas Sky News.

Në Anglinë qendrore, jugore dhe lindore, temperaturat do të rriten të hënën pasdite ndërsa vala e fundit e të nxehtit do të vijojë.

-Advertisement-

Për momentin, rekordi i lartë i vendit për 2022-shin qëndron 32.7 gradë C, në Heathrow më 17 qershor.

Të dielën, Skocia dhe Irlanda e Veriut patën ditët e tyre më të nxehta të vitit deri më tani , duke regjistruar respektivisht 27.3C (81.1F) dhe 24.3C (75.7F).

Parashikuesi i Met Office, Greg Dewhurst shpjegoi se presioni i lartë pritet të “dominojë” të hënën, veçanërisht në Angli dhe Uells.

“Në Skoci dhe Irlandën Veriore, do të jetë disi e mjegullt ndonjëherë me re të dendura që do të lëvizin nga veri-perëndimi, që mund të sjellë disa reshje shiu”, shtoi ai.

“Por për shumicën prej nesh, do të jetë një ditë e thatë dhe me diell, deri në të 20-tat nga mëngjesi, me pjesët qendrore, jugore dhe lindore të Anglisë që mund të shohin temperatura maksimale prej 33 gradë Celsius.

Kështu që është shumë e mundur që nesër të jetë dita më e nxehtë e vitit deri më tani, sigurisht që do të jetë në të njëjtin nivel me rekordin ekzistues, ndoshta më shumë”, tha ai.

Rekordet e nxehtësisë deri më tani për vitin 2022.

Skocia (Aboyne) arriti 27.3C të dielën

Irlanda (Shannon) arriti 25.9C të dielën

NI (Derrylin) arriti 24.3C të dielën

Anglia arriti në 32.7C në qershor

Uellsi arriti 28.4C në qershor

Parashikuesja e motit në Sky News, Joanna Robinson shtoi se moti rekord mund të shihet në fundjavë.

“Për momentin, temperaturat ka të ngjarë të arrijnë në fundjavën e ardhshme në jug nga mesi i të tridhjetave, por aktualisht ka 30% mundësi që të thyhet rekordi maksimal i temperaturës në Mbretërinë e Bashkuar, i cili qëndron në 38.7C (102F),” tha ajo.

“Tani ekziston një shans shqetësues prej 10% që 40C (104F) të arrihet për herë të parë në MB.”

Alarmi për ngrohjen

Në fakt, temperaturat pritet të arrijnë nivele të tilla, saqë në disa pjesë të vendit është shpallur alarmi për vapën e cila sjell shqetësime shëndetësore.

Njerëzit në zonat e prekura janë këshilluar që të mbulojnë dritaret e tyre dhe të kontrollojnë të sëmurët dhe të moshuarit.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar dhe Zyra Met kanë vendosur një alarm të nivelit 3 për Lindjen e Anglisë, Juglindjen dhe Londrën.

Një alarm i nivelit 2 është lëshuar për rajonet Jugperëndimore, East Midlands, West Midlands, North West dhe Yorkshire dhe rajonet Humber.

Një alarm i nivelit 2 lëshohet kur ka një “shans të lartë” të kushteve të parashikuara, ndërsa niveli 3 do të thotë se ka një “probabilitet 90%”.

Alarmet do të jenë në fuqi nga ora 9 e mëngjesit të së hënës deri në orën 9 të mëngjesit të së premtes.

Pas kësaj jave, i nxehti duket se do të ulet, pasi një front i ftohtë pritet të fillojë të futet në vend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera