Dita kur pritet rritja e temperaturave në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 26 January 2022
Nga dita e premte mot i ndryshueshëm, me vransira, diell e priten edhe reshje të dobëta si shiu dhe bore. Temperaturat me tendencë të rritjes, parashikon “Prishtina Weather”.
26.01.2022 – Situata sinoptike në ditët e ardhshme mbi rajon po paraqitet mjaft e ndryshueshme, sa do të depërtojnë masa paksa më të ngrohta ajrore, poashtu do të ketë kalime të fronteve të ftohta që sjellin mundësi për të reshura si të shiut, por edhe të borës me rënie të temperaturës.
Kryesisht kthjellët dhe me diell parashihet dita e fundit e janarit, e sipas parashikimeve të fundit nga dita e martë depërtimi i një cikloni nga rajoni, mund të sjell më shumë lagështi që edhe të mundësojë reshje më të shumta bore.
Kushtet meteorologjike në ditët e ardhshme nuk janë mjaft të favorshme sa i përket cilësisë së ajrit, ku ndotësit ajror mbeten më të ngujuar pranë sipërfaqes, me koncentrime më të rritura, ndërsa indeksi të qëndrojë më gjatë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. Ditën e shtunë kur parashihet të ketë qarkullim më të mirë ajror, ditën indeksi mund të kaloj edhe vlera të pranueshme apo edhe të mira.
Datat:
27.01 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell ditën. Mbetet ftohtë, me ngrica orëve të mëngjesit.
28.01 – Paradite kthjellime, e gjatë ditës vransirat shtohen. Pasdite priten mundësi edhe për reshje të dobëta shiu, që më vonë shndërrohen edhe në borë.
29.01 – Më ftohtë. Paradite kryesisht me vransira, vende-vende edhe reshje të dobëta bore. Gjatë ditës intervale me diell.
30.01 – Në mëngjes ngrica e pjesërisht vranët. Ditën vransirat shtohen, e në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu, që më pas shndërrohen edhe në borë.
31.01 – Kryesisht kthjellët e me diell, dhe jo aq ftohtë ditën.
Temperaturat shfaqin një tendencë të rritjes, me minimale që luhaten nga -7C deri -3C, e maksimalet të premten rriten në 5C e 7C, por se të shtunën zbresin në 1C, e nga dita e diel sërish ngjiten në 4C e 6C.
Era do të fryjë e lehtë kryesisht nga krahu verior, ditën e shtunë edhe mesatare 5-10m/s.
Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale, me tendencë të rënies në fundjavë.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...