Lajme

Dita kur Muhammad Ali refuzoi të kryente shërbimin në ushtrinë amerikane

Autori: Gazeta inFokus 07:36 | 28 April 2021

Më 28 prill 1967, kur Lufta e Vietnamit ishte në kulmin e saj, kampioni i peshës së rëndë të boksit, Muhammad Ali refuzoi të kryente shërbimin në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.

Boksieri i famshëm kërkoi përjashtimin e tij nga radhët e ushtrisë për arsye fetare. Por zyrtarët e hodhën poshtë pretendimin e tij se ai ishte klerik i fesë islamike.

Muhammad Ali, i lindur në një familje të krishterë me emrin Cassius Clay, e bëri të njohur konvertimin e tij në fenë islamike pasi fitoi titullin e kampionit të boksit për peshat e rënda në shkurt 1964. Ai tha se nuk pranonte të mbante emrin, sipas fjalëve të tij “prej skllavi” dhe se do ta ndërronte atë në Muhammad Ali.

-Advertisement-

Gjatë Luftës së Vietnamit, Muhammad Ali u shpreh se, sipas fjalëve të tij, “nuk ushqente armiqësi për Vietkongun”.

Atë e akuzuan për këto komente se thjesht po përpiqej t’i shmangej shërbimit në ushtri. Muhammad Ali u shpall fajtor pasi që kishte refuzuar të kryente shërbimin ushtarak dhe u dënua me 5 vjet burgim.

Por ai nuk u fut në burg gjatë kohës që avokatët e tij e kishin apeluar çështjen. Në qershor të vitit 1970, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara mori vendim në favor të Muhammad Ali, duke thënë se çështja e tij nuk ishte trajtuar siç duhet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera