Dita e Veteranëve të UÇK-së, Osmani: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit
Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 30 December 2024
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Dita e Veteranëve të UÇK-së është kujtesë për lavdi dhe heroizmmin e pashuar.
Në një postim të bërë në Facebook, Osmani ka thënë se sot nderojmë e përulemi para veprës heroike të veteranëve të UÇK-së.
“Dita e Veteranëve të UÇK-së është kujtesë dhe lavdi për heroizmin e pashuar. Sot nderojmë dhe përulemi me respekt të thellë përpara veprës heroike të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – burrave dhe grave që flijuan gjithçka për lirinë e atdheut”, shkruan Osmani në Facebook.
Presidentja shkroi se 30 dhjetori “është datë që mëshiron heriozmin e pavdekshëm të komandatit legjendar, Adem Jashari, dhe të familjes së tij, të cilët më 30 dhjetor 1991 zhvilluan betejën e parë kundër regjimit serb”.
“Kjo betejë nuk ishte thjesht një përballje e armatosur, por një akt guximi që shënoi fillimin e një epoke të re në përpjekjet për liri dhe shtet. Atyre ju bashkuan me mijëra burra e gra, të cilët i dolën zot atdheut në kohët më të rënda, duke u shndërruar kështu në emblemë të shtetit tonë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit dhe respekt i përhershëm për çdo veteran të UÇK-së”, shkruan Osmani.
Të tjera
-
Kryeministri malazez thërret seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë, pas ngjarjes tragjike në Cetinje
Kryeministri malazez, Milojko Spajiq ka thirrur një mbledhje të jashtëzakons...
-
Liburn Aliu lajmërohet me statistika të anulimeve të fluturimeve dy javë pasi tha se diçka e tillë ka mbetur në histori
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, më 19 dhjetor kishte publikuar një f...
-
Greqi, tërmet me magnitudë 3.1 në Thesproti, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 06:51...
-
Më mirë vonë se kurrë: 50 vjeçarja në Kosovë shkon në klasë të parë
As gjashtë, as shtatë, por pesëdhjetë vjeçe në klasë të parë! Dikujt mund t’i...
-
Haxhiu kërkon mekanizëm për mbikëqyrjen e Gjykatës Speciale
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e konsideron të paprecedent faktin se ...
-
Kryeministri i Malit të Zi: Do të shqyrtojmë ndalimin e plotë të posedimit të armëve
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka bërë të ditur se Këshilli i S...
-
Graçanicë, sulmohen me thikë nga disa persona, dy burra e vazhdojnë trajtimin në QKUK
Dy burra janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas...
-
Aplikoi për konvertim të patentë shoferit serb, policia inicion rast pasi dokumenti nuk ishte i regjistruar
Një person më 7 gusht kishte bërë kërkesës për konvertimin e patentë shoferit...
-
Piu gjithë ditën, shkoi në shtëpi dhe mori armën me të cilën kreu krimin- Krejt çka dihet deri tash për tragjedinë në Cetinje
Detaje të reja të tragjedisë që ndodhi dje në Cetinjë po dalin në dritë. I dy...
-
Shkon në 12 numri i të vrarëve në Cetinje, viktima janë edhe dy fëmijë
Prokurorja e Malit të Zi, Andrijana Nastiq, ka konfirmuar se në Cetinje janë ...
-
Pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 20 minuta
Ditë më parë kolona kishte më shumë për të hyrë në Kosovë shkak i numri të ma...
-
Sulmi në New Orleans, Haradinaj: Solidarizohemi me ShBA-të në këto momente të trishtushme
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore d...