Rozë

Dita e Veteranëve, kështu i uroi Gold AG ata!

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 30 December 2021

Dita e Veteranit shënohet sot (e enjte) për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Po në këtë ditë vjen në kujtesë perballja e parë e familjes së komandantit legjendar, Adem Jashari në Prekaz, 30 dhjetor 1991, aty ku edhe nisi rruga e lirisë.

-Advertisement-

Përveç Prekazit, në ditën e sotme kujtohet edhe Gllogjani e të gjitha vatrat e tjera.

Një reagim lidhur me këtë e ka bërë edhe reperi i njohur nga Presheva, Arian Agushi apo Gold AG.

Artisti shqiptar ua uron Ditën e Veteranit gjithë çlirimtarëve të trojeve shqiptare.

“Urime Dita e Veteranit, gjithë çlirimtarëve të trojeve tona”, ka shkruar ai në një postim të bërë në rrjete sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera