Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale, Konjufca: Edhe sot përdhunuesit e vrasësit ecin lirë nëpër Serbi
Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 14 April 2023
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka thënë Serbia ka përdorur dhunën seksuale si armë lufte dhe instrument të spastrimit etnik.
Ai tha se kryesit e këtyre krimeve vazhdojnë të ecin të lirë nëpër Serbi, derisa u zotua se për krimin e gjenocidin e kryer në Kosovë, do ta mbajnë gjithmonë përgjegjëse Serbinë.
“Dhuna seksuale ishte pjesë e strategjisë së luftës së Serbisë për t’i shkaktuar frikë, terror dhe madje edhe gjenocid popullatës shqiptare në Kosovë. Ky krim përbën një ndër krimet më të rënda të luftës. Por edhe sot, 24 vjet pas luftës, përdhunues dhe vrasës ecin lirshëm nëpër Serbi. Këto krime të egra nuk parashkruhen, nuk falen, as nuk harrohen. Herët a vonë kriminelët do të përballën me drejtësinë”, ka shkruar sot Konjufca.
Institucionet e vendit kanë caktuar 14 prillin si ditë për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës. Prandaj, sot krerë institucionalë, aktivistë e qytetarë bënë nderime te Memoriali i Heroinave në kryeqytet.
Postimi i plotë:
14 Prilli – Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë – shënon një ditë të rëndësishme reflektimi mbi dhimbjet dhe vuajtjet e viktimave të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, të kryera nga formacionet ushtarake dhe policore serbe.
Përveç vrasjes dhe masakrimit të popullatës së pafajshme, gjatë viteve 1998-1999, regjimi gjenocidal i Serbisë përdori në Kosovë dhunën seksuale si armë lufte dhe instrument të spastrimit etnik. Mijëra gra e vajza, burra e djem qenë viktima të përdhunimit.
Dhuna seksuale ishte pjesë e strategjisë së luftës së Serbisë për t’i shkaktuar frikë, terror dhe madje edhe gjenocid popullatës shqiptare në Kosovë. Ky krim përbën një ndër krimet më të rënda të luftës. Por edhe sot, 24 vjet pas luftës, përdhunues dhe vrasës ecin lirshëm nëpër Serbi.
Këto krime të egra nuk parashkruhen, nuk falen, as nuk harrohen. Herët a vonë kriminelët do të përballën me drejtësinë.
Le të bashkohemi, jo vetëm një ditë, rreth qëllimit të përbashkët për solidarizim me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës dhe të bëhemi zë i fuqishëm kundër stigmës dhe padrejtësive ndaj tyre.
Për të gjitha krimet dhe gjenocidin në Kosovë, do ta mbajmë gjithmonë përgjegjëse Serbinë!
Të tjera
-
Berisha thotë se Kurti ka inskenuar incidentin në Skenderaj: Ka shkuar me 30 xhipa
Zafir Berisha nga Nisma ka thënë se kryeministri, Albin Kurti dhe LVV-ja kanë...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesi...
-
E burgosura që e fali presidentja kishte shkaktuar vetëaksidentin ku kishin vdekur dy shoqet e saj në Ferizaj
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot për herë të parë që prej ardhjes në kr...
-
Zhduket 15-vjeçari nga Fushë Kosova, babai kërkon ndihmën e Policisë
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i g...
-
Për herë të parë Osmani falë një grua të burgosur në Lipjan, presidenca tregon arsyen
Zyra e presidentes, Vjosa Osmani, njofton se bazuar në kompetencat kushtetues...
-
Imri Ahmeti falenderon Torinën dhe Poturovcin: Bastion i pathyeshëm i LDK-së
Torina dhe Poturovci kanë pritur me një tubim madhështor, kandidatin për depu...
-
Nikaj: Hamza duhet të jetë kryeministër i ardhshëm, asnjëherë nuk bëri ndasi politike te qytetarët
Bernard Nikaj, kandidat i PDK-së për deputet, në emisionin “Debat Plus” në Rt...
-
Rasti i drogës 5 milionëshe, caktohet paraburgim ndaj të ekstraduarit nga Shqipëria
Gjykata Themelore e Pejës ia ka caktuar një muaj paraburgim Erion Etemajt, i ...
-
Daut Haradinaj: Ligjin për Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna duhet ta ndryshojmë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Nesër mbahet seanca gjyqësore ndaj Tefik Mustafës
Nesër, më 30 janar 2025, në ora 11:30, në Gjykatën e Lartë në Beograd do të m...
-
Fitim Haziri vlerësohet si deputeti që ka realizuar premtimet për komunën nga vjen
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosjes, Fitim Haziri, është vlerësua...
-
SHBA pezullon fondet e disa programeve të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka dërguar një notë diplomatike ku...