Sport

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, veteranët kuqezi dhe verdhekaltër ndeshen në Durrës

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 26 November 2021

Data 28 nëntor, që shënon një ditë të “shenjtë” për kombin shqiptar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë do të rikthejë në fushën e blertë veteranët Kombëtares kuqezi dhe asaj të Kosovës.

Vëllazërorja mes dy ekipeve që kanë në përbërje ish-futbollistë të famshëm të dy përfaqësueseve, do të luhet në kompleksin “Olympic Park” në Durrës, duke filluar nga ora 11:30.

Në listën e lojtarëve kuqezi të ftuar për këtë ndeshje janë emra që kanë bërë histori me fanellën kuqezi e që kanë luajtur me Kombëtaren shqiptare si Blendi Nallbani, Ilir Bozhiqi, Elvis Sina, Geri Çipi, Ervin Fakaj, Hysen Zmijani, Armend Dallku, Debatik Curri, Luan Pinari, Bajram Fraholli, Ardian Mema, Ilir Alliu, Gilman Lika, Redi Jupi, Latif Gjondeda, Eqerem Memushaj, Fjodor Xhafa, Fatbardh Jera, Agustin Kola, Migen Memelli, ndërsa në stol në rolin e trajnerit do të jetë ish-futbollisti i njohur, Sulejman Mema.


Në fund të ndeshjes do të dorëzohet edhe një trofe simbolik për ekipin fitues. Kjo do jetë miqësorja e tretë për këtë e vit mes veteranëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

-Advertisement-

E para u zhvillua më 16 shkurt 2021 në Prishtinë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, ndërsa e dyta u luajt më 23 korrik 2021 po në Prishtinë me rastin e ditës së lindjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. /Albanianpost.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera