Lajme

Dita e Lirisë së Shtypit, Ambasada amerikane në Prishtinë në mbështetje të gazetarëve

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 03 May 2022

Ambasada Amerikane në Prishtinë në Ditën e Lirisë së Shtypit ka shprehur mbështetjen për gazetarët në Kosovë dhe në botë që rrezikojnë jetën e tyre për të paraqitur të vërtetën.

Ambasada amerikane në një postim në Twitter shkruan se gazetarët raportojnë korrupsionin, ndryshojnë ligjet e përmirësojnë jetën, shkruan Telegrafi.

“Gazetarët vënë në dukje korrupsionin, ndryshojnë ligjet, reformojnë praktikat e biznesit dhe përmirësojnë jetën.

-Advertisement-

Në Ditën e Lirisë së Shtypit le të tregojmë mbështetjen tonë për gazetarët në Kosovë dhe anembanë globit që rrezikojnë jetën e tyre për të ekspozuar të vërtetën”, thuhet në deklaratë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera