Lajme

Dita e Kosovës, në Shkup për të shkruar historinë

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 08 October 2020

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë ‘ndeshjen e jetës’ sot (e enjte) në Shkup ndaj Maqedonisë së Veritur në kuadër të gjysmëfinales së ‘Play-Offit’ në Ligën e Kombeve.

Dardanët kanë udhëtuar dje (e mërkurë) drejt Shkupit për përballjen e madhe ndaj fqinjëve të Maqedonisë së Veriut.

Sot, ata do të përballen me përfaqësuesen fqinje në stadiumin ‘Tose Proeski’ me fillim nga ora 20:45 për një vend në finalen e ‘Play-Offit’ në Ligën e Kombeve.

-Advertisement-

Ekipi i drejtuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes ka shumë mungesa për këtë përballje, pasi mungojnë yje si Vedat Muriqi, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Amir Rrahmani dhe Samir Ujkani.

Përveç tyre, mungojnë edhe lojtarë tjerë si Besar Halimi, Idriz Voca dhe Bernard Berisha, i cili nuk është ftuar.

Megjithatë, Challandes dhe lojtarët janë gati për këtë përballje të madhe dhe optimizmi është i madh në taborin e Dardanëve.

“Tash jemi pranë një momenti kur edhe ëndrrën mund ta prekim, por siç e thatë edhe ju kemi disa probleme, nuk jemi në situatën më perfekt, por Kosova si ekip futbolli ka treguar se di t’i përballoje këto situata, duke i kthyer në favor të vetin”, ka thënë Challandes në konferencë për shtyp.

Në anën tjetër, edhe rivalët e Maqedonisë së Veriut kanë një mungesë të madhe, pasi ylli i Napolit, Elif Elmas, është i infektuar me COVID-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera