Dita e katërt — Vazhdon bllokada në veri
Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 23 September 2021
Të enjten serbët lokalë ishin përkujdesur për të shtuar numrin e mjeteve të rënda. Në anën tjetër pjestarë të Njësisë Speciale të Kosovës po qëndrojnë në gjendje gatishmërie tash e katër ditë.
Pavarësisht shiut e temperaturave të ulëta të një nate më parë, mëngjesi i gjeti përsëri këtu. Serbët lokalë që tash e katër ditë po kundërshtojnë masën e reciprocitetit për targat, tashmë kanë bërë zgjidhjen edhe për t’u ngrohur.
As ushqimi nuk iu mungon. Madje të enjten ata ishin përkujdesur për të shtuar numrin e mjeteve të rënda. Kështu bllokada për të arritur tek pika kufitare në Jarinjë ishte edhe më e gjatë.
E numri i atyre që shkonin për Serbi, e hynin në Kosovë vetëm shtohej. Policia vazhdonte të qëndronte në pika të ndryshme përgjatë zonës së kufirit duke mbajtur situatën nën kontroll.
Kjo pasi lëvizje të serbëve pati nga të gjitha pjesët.
Për një vizitë tek serbët e grumbulluar, gjatë ditë erdhi kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq. Pasdite, ndryshe nga ditët e kaluara Njësitet e Policisë së Kosovës, kaluan orarin e planifikuar.
Ata pritën rreth dy orë kolegët e tyre për ndërrim. Derisa pjesëtarë të Njësive Speciale po kalonin nëpër bllokadën e improvizuar nga serbët, hasën në provokime. Përveç gjuhës që përdornin, serbët në këto momente ishin përkujdesur edhe të dëfrehen me muzikë serbe.
Me shumë kujdes e pa u tërhequr vëmendjen serbëve, arritën tek destinacioni i tyre. Masa për reciprocitetin ndaj Serbisë, u vendos në fillim të kësaj jave e që nxiti reagimin e serbëve lokalë që bllokuan rrugën afër pikave kufitare në veri.
Videon mund ta shihni duke klikuar ” rel=”noopener” target=”_blank”>KËTU.
Të tjera
-
Nga VV-ja thonë se nuk ka nevojë për raporte shtesë: BE-ja t’i heq masat ndaj Kosovës
Njërin nga kushtet që e kishte Kosova që Bashkimi Evropian t’ia heq masat ndë...
-
Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen
sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. A...
-
Sot mbahen zgjedhjet për president në Maqedoni të Veriut, në garë shtatë kandidatë
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nga ora 7 deri në 19 do të...
-
Rohde: Për t’u anëtarësuar në KiE, Kosova duhet të bëjë “hapa të prekshëm” për Asociacionin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet të bë...
-
Ja emrat e dekanëve të rinj të Universitetit të Prishtinës
Dje, në Universitetin e Prishtinës, është zhvilluar procesi i zgjedhjes së de...
-
Kurti: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka thënë se në bisedën e sotme telefon...
-
U kërcënua se mbështeti Kosovën në KiE, i ofrohet mbrojtje policore deputetit boshnjak
Policia e Bosnje dhe Hercegovinës, i ka ndarë mbrojtje të afërt deputetit, Sa...
-
Mot me diell dhe vranë, temperaturat shënojnë rritje
Për të mërkurën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe interval...
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...