Dita e katërt e ’hallakames’ në Veri, Glauk Konjufca ’çele guri gojën’

Autori: Gazeta inFokus
11:22 | 31 May 2023
Katër ditë janë bërë që kur serbët në pjesën veriore të Kosovës po protestojnë e po vandalizojnë gjithçka, duke kundërshtuar kështu zgjedhjen e katër kryetarëve në komunat veriore dhe praninë e njësive speciale të Kosovës.
Serbët atje, përveç që janë përplasur me pjesëtarë të KFOR-it duke lënduar dhjetëra prej tyre, kanë sulmuar e djegur veturat e mediave që po raportojnë direkt e po përcjellin zhvillimet në veriun e Kosovës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian kanë kritikuar qeverinë e Kosovës për ngjarjet në veriun e vendit, por që këto deklarata e qëndrime të vendeve mike të Kosovës, nuk I kanë bërë përshtypje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Por është një njeri që as edhe një fjalë të vetme nuk e ka thënë për ngjarjet në ketë pjesë të Kosovës.
Glauk Konjufca që është kryetar i Kuvendit dhe njëherit njeriu i dytë në partinë që qeverisë me vendin, Lëvizjen Vetëvendosje, “nuk është bërë i gjallë gjatë këtyre ditëve”.
Konjufca qoftë në cilësinë e kryetarit të kuvendit qoftë si nënkryetar I parë I VV nuk ka folur për zhvillimet në veri.
Ndryshe, Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që t’u sigurojë kryetarëve veriorë lokacion për kryrjen e detyrave, jashtë objekteve komunale. Të njëjtën kërkesë e pati edhe për Policinë e Kosovës, për t’i larguar nga zona.
Për më shumë, ja deklarata e plotë e Blinken nga DASH:’’U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet’’.
“’Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën e papranueshme dje kundër trupave të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, forcave të rendit dhe gazetarëve’’.
‘’Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale përshkallëzoi tensionet në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme”.
“Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe të tërheqin forcat policore nga afërsia’’.
’’Presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë duhet të ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura Serbe dhe t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të ndalojnë sfidat ndaj KFOR-it dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejshme. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet menjëherë të angazhohen në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve’’.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Moldavi, përderisa kryeministri albin Kurti edhe pse njëherë ishte thënë se ka analizuar vizitën e tij në Sllovaki, ai gjendet atje në një forum.
Nuk dihet nëse presidenti serb Aleksandër Vuciq do të marrë pjesë në këtë takim, në kohën kur Bashkimi Evropian po planifikon një takim urgjentë mes Kurtit dhe Vuciqit.

Të tjera
-
Matoshi: Njohja nga Sudani dëshmon fuqinë e Osmanit kur çlirohet nga fantazma e Kurtit
Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka reaguar në lidhje me njohjen ...
-
BE-ja bisedon për masat ndaj Kosovës, por nuk pritet ndonjë vendim
Në takimin e së hënës, ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit E...
-
LDK mirëpret njohjen nga Sudani: Rezultat i përpjekjeve të pandalshme të miqve ndërkombëtarë
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e shtetit të Sudanit pë...
-
Muharremi:Speca Rolex, Me përgatit speca me mish në këtë kohë duhesh me hi në kredi
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar me një postim n...
-
Kallas nesër mbledh në Bruksel kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën ...
-
Siklet për Vuçiqin, qytetarët ikën nga tubimi ende pa filluar të flasë
Para Kuvendit të Serbisë është mbajtur tubimi politik treditor “Serbinë nuk d...
-
Muharremi: Ministrja në detyrë e Jashtme refuzon kategorikisht çdo njohje të re që nuk është siguru nga vetë
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj Donika Gër...
-
”A jeni në pushim vjetor?”, kërkohet reagim i Ministrisë së Ekonomisë për rritjen e çmimit të rrymës
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj mungesës s...
-
”Po mësoni turqisht, pastaj po e harroni”, Osmani i përgjigjet Erdogan: Duhet ta praktikoj me ju
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan zhvillon një bisedë miqësore me homologe...
-
Kurti deklarohet për njohjen nga Sudani, përmend angazhimin e presidentes Osmani
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për njohjen nga Sudani, i cili...
-
Njohja e Kosovës nga Sudani – vjen reagimi i parë nga Qeveria
Kosovës ka shënuar edhe një hap përpara në forcimin e subjektivitetit të saj ...
-
Njohja me e re për Kosovën, Gërvalla: Mirënjohës Sudanit për vendimin, Presidentes Osmani dhe aleatëve
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwar...