“Dita e Gështenjës” në Deçan, Haradinaj kujton ditët si nxënës kur mblidhte gështenja

Autori: Gazeta inFokus
15:02 | 24 October 2022
Me manifestime kulturore, këngë e valle tradicionale, Komuna e Deçanit ka organizuar festën tradicionale “Dita e Gështenjës”.
Në këtë aktivitet u ekspozuan piktura e produkte të ndryshme tradicionale me qëllim të promovimit te vlerave tradicionale dhe gështenjës.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se kjo festë po bëhet tradicionale, derisa shtoi se gështenja në të kaluarën i ka shërbyer dobisë ekonomike.
“Po shndërrohet në një ditë tradicionale që është një nderim e falënderim për frutën e gështenjës që dikur i ka shërbyer dobisë ekonomike të familjeve tona e përtej këtij organizimi tradicional janë disa aksesorë shumë të rëndësishëm për qytetin tonë, si panairi i produkteve vendore, bujqit, fermerët e njerëzit që merren më këtë biznes e deri te tavolina ku servohen ushqimet tradicionale të kësaj zone… Kjo traditë do të vazhdojë dhe në të ardhmen do të jetë edhe me më kompetencë të organizuar”, tha Ramosaj.
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, tha kujtoi kohën kur si fëmijë ka mbledhur gështenja, derisa shtoi se nuk ka qenë aq e lehtë t’i mbërrijnë.
“Nuk është vetëm një pemë, por është diçka mjaft e respektuar në këtë zonë e pastaj i bashkohet kësaj edhe kuzhina tradicionale e kësaj treve, por edhe piktorët e artistët që vinë dhe e nderojnë këtë ngjarje. Edhe unë jam si qytetar i kësaj treve, kur kam qenë në shkollë të mesme në këtë kohë u bashkonim dhe shkonim të merrnim gështenja. Nuk ka qenë lehtë t’i mbërrijmë sepse lisat e mëdhenj, por aq sa kemi marrë ka qenë e mrekullueshme…I bënim vargje dhe ka qenë krenari kush e ka vargun me të gjatë me gështenja, ka qenë e mrekullueshme”, tha Haradinaj.
Drejtoresha e Institutit të Trashëgimisë Kulturore në Pejë, Shpresa Tolaj-Gjonbalaj tha se Deçani përveç që njihet si vatër e trimërisë, përmban edhe spektër të gjerë të potencialeve natyrore. Gjonbalaj tha se festa e gështenjës ka tejkaluar përmasat e organizimit lokal, derisa shtoi se krahas ekspozimit të gështenjës, është rasti të shohin të prezantuara edhe eksponentë tjerë kulturorë.
“Nuk është rastësi që Dita e Gështenjës të shënohet pikërisht në Deçanin e qëndresës kombëtare, i cili përveç që shquhet si vatër e trimërisë, krenarisë e bujarisë, përmban edhe spektër të gjerë të potencialeve natyrore, produkteve të veçanta bujqësore dhe trashëgimi të pasur kulturore, materiale e shpirtërore… Festa e gështenjës sot ka tejkaluar përmasat e organizimit lokal dhe është shndërruar në ngjarje kulturore gjithëkombëtare, ku krahas ekspozimit të gështenjës si produkt i kësaj treve kemi rastin të shohim, të prezantuara edhe eksponate tjera etno-kulturore”, tha Gjonbalaj.
Diamant Mazrekaj, qytetar nga Deçani ka treguar për KosovaPress vështirësitë që ka gështenja gjatë vjeljes së saj.
“Pavarësisht shijes që e kanë shumë të mirë, gështenjat e kanë edhe atë pjesën e mundimshme që mblidhen, sepse ka gjemba që duhet t’i hapim për të nxjerrë gështenjën. Pastaj vjen procedura për pjekje ose zierje… Kam hasur në vështirësi përderisa isha duke i mbledhur gështenjat. Kishte raste kur kanë rënë nga lart dhe gjembat më kanë rënë në kokë, megjithatë ishte kaluese”, tha Mazrekaj.
Komuna e Deçanit njihet për sipërfaqe të madhe, cilësi dhe historik të gështenjave.

Të tjera
-
Havolli akuzon Muratin për bllokim të projektit të unazës së jashtme të Prishtinës
Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, i ka reagu...
-
Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK, dikur ishte akuzuar se kishte planifikuar të vriste Albin Kurtin
Lene Prroni është e moshuara që dyshohet se është përdorur nga i kërkuari i d...
-
Shehu njofton asfaltimin e një segmenti të rëndësishëm në Junik, thumbon “kryetarët e statuseve”
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës...
-
“Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka r...
-
Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste
Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME) ka njoftuar se situata me zjarret ka ...
-
Abdixhiku: Imri Ahmeti plus 4, sonte zyrtarizuam kandidaturën e njeriut më meritor për transformimin e Lipjanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur përkrahjen për Imri Ahmetin s...
-
“Qe merre në telefon gjeneralin”, Lladrovci thotë se Sami Lushtaku, Mërgim Lushtaku dhe Ganimete Musliu kanë lobuar kundër tij
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon”, se deputetët Mer...
-
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se nënkryetari i Skenderajt, Sami L...
-
E konfirmon IPK-ja: Arrestohen 5 zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj në koordinim të v...
-
SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë
Nazim Bllaca, i njohur si dëshmitari bashkëpunues i EULEX-it në rastet e fams...
-
Bajqinovci: I kemi numrat për Kuvend
Sot u shënua edhe dështimi i 43-të i përpjekjes për konstituimin e Kuvendit t...
-
Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka reaguar Sami Lushtakut pasi ky e f...