Lajme

‘Dita e Forcës’, FSK-ja sot hapi dyert për publikun

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 27 November 2022

Për nderë të “Ditës së Forcës”, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, sot kanë organizuar “Ditën e Hapur”.

Në të gjitha kazermat e FSK-së, në këtë ditë festive, para qytetarëve të pranishëm, do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete të tjera.

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë po marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomat të vendeve partnere me mision në vendin tonë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera