Sport

Dita e finales së parë

Autori: Erion Maliqaj 10:52 | 17 November 2018

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte do të përballet me Maltën në kuadër të Ligës se Kombeve, takim që fillon nga ora 18:00, shkruan Gazeta inFokus.

Kosovarët kërkojnë që ta mposhtin Maltën për ta përforcuar pozitën e parë në grup,  dhe për ta pritur më të qetë Azerbajxhanin të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova renditet e para në grup më 8 pikë, e ndjekur nga Azerbajxhani me 6 sosh, ndërsa në pozitën e tretë dhe të katërt janë Ishujt Faroe me 4 pikë dhe Malta më vetëm 2.

-Advertisement-

Përballja më Maltën, cilësohet si finalja e parë për Kosovën, ndërsa finalja e dytë luhet të martën ndaj Azerbajxhanit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera