Sport

Dita e ‘El Clasicos’, parashikimi dhe formacionet e mundshme

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 10 April 2021

Sonte zhvillohet derbi më i madh në botën e futbollist, shkruan Gazeta inFokus.

Real Madridi do të presë Barcelonën, në kuadër të xhiros së 30-të në La Liga.

Dueli do të luhet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin ‘Alfredo Di Stefano’ në Madrid.

-Advertisement-

Spektakli pritet të mos mungoj në këtë takim që është i rëndësishëm edhe për kreun e tabelës.

‘Blaugranët’ aktualisht mbajn vendin e dytë në tabelë me 65 pikë, kurse ‘Los Blancos’ në pozitën e tretë më 63 sosh.

Sipas parashikimeve të bëra thuhet se kjo ndeshje do të mbyllet baras, edhe pse nuk ka dyshim që të dyja skuadrat to të japin maksimumin për tre pikë.

Me poshtë mund të gjeni formacionet e mundshme të kësaj përballje.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois, Mendy, Nacho, Militao, Vazquez, Kroos, Casemiro, Modric, Vinicius, Benzema, Asensio.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen, De Jong, Lenglet, Pique, Dest, Alba, Pedri, Busquets, Griezmann, Dembele, Messi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera