Fokus

Dita e çlirimit të Gjakovës sjell dhimbje për Ferdonijen: Kjo ditë më kujton të zezën time

Autori: Doresa Geci 12:31 | 14 June 2021

Dita e çlirimit të Gjakovës, sjell vetëm dhimbe për Ferdonije Qerkezin nga Gjakova.

Ajo humbi në luftë katër djemtë dhe bashkëshortin. Tash e 22 vjet jeton me kujtimin për më të dashurit e saj, kurse festat për të nuk kanë ndonjë rëndësi.

Në ditën e Çlirimit të Gjakovës, Ferdonija ka dhënë një intervistë për Gazetën Infokus, ajo ka rrëfyer për ndjesinë që ia kujton 14 qershori.

-Advertisement-

“Kjo ditë më kujton të zezën teme, se nuk jam hiq për me fol. Është ditë çlirimi por çka për mu, shyqyr që është çliru populli i Kosovës së për mu mos vetë halli”, ka thënë Qerkezi për Infokus.

E për të 14 qershori i 1999 ishte gëzim i ndalur në gjysmë.

Ndonëse ishte e lirë të shkonte në shtëpinë e saj, ajo nuk e gëzoi kurrë këtë liri më familjaret e saj.

“Atë ditë u kujtojmë më ditë gëzimi, sepse u gëzum që u hi NATO-ja, por për fat të keq, popull shpëtoj por unë katër djemtë dhe bashkëshortin nuk takova asnjëherë, kështu që është gëzim i gjysmum për mu, më pa djemtë e mijë ish kanë gëzim i plotë. Kështu që data e festave vijnë e shkojnë por për mu çka?”, shprehet ajo.

E duket se edhe shpresa i janë venitur që familjaret e saj do të gjendet ndonjëherë.

Mirëpo ajo po pret nga Qeveria Kurti që t’ia plotësoj ëndrrën e vetme.

“Po unë jam mësu që 22 vjet më pritë, pritë nga ajo parti pritë nga kjo parti, tash edhe partinë e Vetëvendosje po e presim çka po bon, jemi mësu tu prit qashtu”, thotë Qerkezi.

Kujtojmë që më 14 qershor 1999 qytetarët e Gjakovës u çliruan nga forcat serbe./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera