Sport

Dita e Aleksis Sançezit, Interi e pret sot në Milano. Marota dhuratë Kontes dhe tifozëve

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 22 August 2019

Aleksis Sançez ësh të pothuajse një lojtar i Interit. Kiliani mund të mbërrijë që sot në mbrëmje në Milano për të hedhur firmën mbi kontratë.

Agjenti i lojtarit, Fernando Felicevish, ka diskutuar dje pasdite detajet e fundit me klubin anglez, duke mbyllur gjithçka në favor të zikaltërve që tani pas ardhjes së Romelu Lukakut duket se kanë bërë një tjetër goditje të madhe në sulm. Vonesa e ardhjes së tij ka të bëjë me akordin që palët duhet të bien mbi paratë që klubi i kuq i detyrohet lojtarit, sipas kontratës që ata kanë nënshkruar mes tyre.

Bëhet fjalë për disa miliona euro për t’iu paguar lojtarit, sepse shuma që Sançez fitonte në bazë të marrëveshjes ishte shumë e madhe. Interi ka vendosur që lojtarit t’i japë një rrogë vjetore deri në 5 milionë plus bonuse, në rast se klubi arrin të kalojë grupet e Champions-it ose fitimin e kampionatit apo Kupën e Italisë. Por, kjo është vetëm një pjesë e shumës që Interi do të pagojë, pasi Junatid ka vendosur ta mbulojë pjesën tjetër në një total që shkon në 12 milionë euro në sezon për të marrë shërbimet e kilianit.

-Advertisement-

Dje, Pier Auzilio dhe Pepe Marota kanë pasur një takim në zyrat e klubit zikaltër ku mendohen të kenë takuar edhe presidentin Stiven Zhang për të marrë OK-in përfundimtar në mënyrë që transferimi të quhet i mbyllur. Kështu, Antonio Konte do të kishte në dispozicion një skuadër pothuajse të kompletuar edhe pse në repartin e sulmit zikaltrit do të jenë të plotë. Në Milano pritet që të vijë edhe një mesfushor për t’u dhënë fund blerjeve për këtë merkato. Arturo Vidal mund të jetë lojtari i radhës që pritet t’i bashkohet skuadrës.

Mesfushori do të rigjente tek Interi jo vetëm trajnerin Antonio Konte, me të cilin ka punuar në kohën kur ishte te Juventusi, por edhe bashkëkombësin e tij, Aleksis Sançez, me të cilin kanë luajtur te skuadra e kombëtares kiliane. Interi po merr formë dhe tifozët zikaltër mezi po presin startin e kampionatit. Java e parë do t’i vërë ata përballë skuadrës së Leçes, e cila do të jetë mike në një “Xhuzepe Meaca” që pritet të ketë më shumë se 60 mijë tifozë zikaltër në shkallët e stadiumit, në premierën e parë të Kontes tek Interi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera