Lajme

Dita e 10 pa të infektuar në Klinë, lehtësohen masat

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 18 May 2020

Qyteti që qëndroi më së gjati i izoluar duket se i është rikthyer normalitetit.

Qytetarë të shumtë u panë në Klinë këtë të hënë teksa filloi edhe rihapja e bizneseve sipas fazës së dytë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ani pse gjendja në këtë qytet po përmirësohet, banorët kanë mendime të ndryshme sa i përket pandemisë.

-Advertisement-

Por megjithatë, patrullat policore po monitorojnë këto lëvizje të shtuara të banorëve në qendër të qytetit.

E në periferi, atje ku është edhe stacioni i trenave, këtë të hënë rifilloi transporti hekurudhor, por vetëm me dy linja.

Kjo gjithsesi do të bëhet me masa mbrojtëse e parandaluese ndaj infektimit të mundshëm të udhëtarëve me koronavirus.

Gjithë ky lehtësim erdhi si pasi në këtë komunë nuk pati raste të reja me Covid-19 tash e 10 ditë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera