Lajme

Dita ‘D’

Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 08 May 2017

Mocioni i vërtetë për Qeverinë e Kosovës do të jetë ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, të cilën ajo do ta procedojë sot në Kuvend.

Mirëpo në rast se kjo marrëveshje do të dështojë edhe kësaj radhe, atëherë rrëzimi i Qeverisë është pothuajse i nënkuptuar, madje para të mërkurës.

Kështu janë shprehur analistët kosovarë për një ndër ditët më të rëndësishme të kësaj Qeverie dhe këtij koalicioni.

E trysni mbi kryeministrin Isa Mustafa dhe mbi LDK-në ka vënë edhe partneri i tyre i koalicionit, PDK-ja. Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, dje i ka kërkuar kryeministrit Mustafa që krahas procedimit të marrëveshjes t’i sigurojë edhe 33 nënshkrimet e deputetëve të LDK-së në “këmbim” të votave të të gjithë deputetëve të partisë së tij.

-Advertisement-

Madje, kreu i Kuvendit ka shkuar edhe më larg.

Ai është zotuar se seancën për ratifikimin e Projektligjit për ratifikimin e Demarkacionit do ta zhvillojë në Kuvend edhe një seancë e jashtëzakonshme para mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë.

Kjo ka lënë të nënkuptohet se një seancë e tillë mund të zhvillohet edhe sot meqenëse nesër është ditë pushimi.

 Ndërkaq, në Qeveri thonë se tani janë pjekur kushtet politike që Demarkacioni të shkojë në Kuvend. Sipas tyre, nëse kjo marrëveshje nuk kalon, atëherë do të mundë të diskutohet edhe për dorëheqje. /Zëri/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera