Lajme

Dita Botërore e sëmundjes së Tuberkulozit, kaq raste kanë qenë në vitin 2021 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 24 March 2022

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se sot me 24 mars shënojnë Ditën Botërore të Tuberkulozit (TB), shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, kjo ministri ka thënë se kjo ditë shënohet për të rritur ndërgjegjësimin e publikun për pasojat shkatërruese shëndetësore, sociale dhe ekonomike të kësaj sëmundje.

“Kjo datë shënon ditën e vitit 1882 kur Dr. Robert Koch njoftoi se kishte zbuluar bakterin që shkakton TB, i cili hapi rrugën drejt diagnostikimit dhe shërimit të kësaj sëmundjeje. TB mbetet një nga vrasësit infektivë më vdekjeprurës në botë. Çdo ditë, mbi 4,100 njerëz humbasin jetën nga Tuberkulozi dhe afër 28,000 njerëz sëmuren nga kjo sëmundje qe ne fakt është e parandalueshme dhe e shërueshme.  Përpjekjet globale për të luftuar TB-në kanë shpëtuar rreth 66 milionë jetë që nga viti 2000.  Megjithatë, pandemia e COVID-19 ka ndryshuar vitet e përparimit të bërë në luftën për t’i dhënë fund TB-së”, thuhet në njoftimin e MSH.

-Advertisement-

Ndërsa më tutje thuhet se që në Kosovë për vitin 2021 janë regjistruar gjithsej 447 raste të pacientëve të sëmurë nga sëmundja e Tuberkulozit.

“Duke qenë se ka edhe numrin më të madh të banorëve, përsëri prin Prishtina me 178 raste të kësaj sëmundje. Gjithashtu, kemi më shumë prekje të grup-moshave mbi 65 vjeçe dhe po ashtu një numër më të madh të pacientëve meshkuj. Pandemia e Covid 19 edhe në Kosovë ka ndikuar negativisht në sëmundjen e TB , tek pacientet me TB, në qasjen e tyre në shërbime shëndetësore, pamundësinë për t’ju afruar diagnostikon”, thuhet tutje në njoftim.

Po ashtu përmes kësaj ata kanë thënë se tema e kësaj dite për këtë vit është “Investoni për t’i dhënë fund TB-shpëtoni jetë!”.

“Tema e Ditës Botërore të TB 2022:  “Investoni për t’i dhënë fund TB- Shpëtoni jetë!”,   përcjell nevojën urgjente për të investuar burime për të rritur luftën kundër TB-së dhe për të arritur angazhimet për t’i dhënë fund kësaj sëmundje , të bëra nga liderët globalë.  Kjo është veçanërisht kritike në kontekstin e pandemisë COVID-19 që ka vënë në rrezik përparimin e TB-së në fund dhe për të siguruar qasje të barabartë në parandalim dhe kujdes në përputhje me përpjekjet e objektivave te  mijëvjeçarit -së drejt arritjes së mbulimit universal shëndetësor”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera