Lajme

Dita Botërore e Refugjatëve: Mbi 65 milionë njerëz të zhvendosur

Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 20 June 2017

Sot shënohet Dita Botërore e Refugjatëve. Kjo ditë synon të kthejë vëmendjen te miliona familje që detyrohen të ikin nga shtëpitë, për shkak të konflikteve apo keqtrajtimeve të ndryshme.

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara publikoi të hënën raportin vjetor, i cili nxori në pah se 65.6 milionë njerëz në botë janë refugjatë, azilkërkues ose të zhvendosur brendapërbrenda vendeve të tyre.

Komisionari i OKB-së për Refugjatë, Filippo Grandi, tha se diplomacia ndërkombëtare ka dështuar.

-Advertisement-

“Bota duket se është bërë e paaftë për të arritur paqe”, tha Grandi.

Lufta civile në Siri mbetet burimi më i madh i të zhvendosurve – me 12 milionë njerëz, apo dy të tretat e popullsisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera