Lajme

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Autori: Gazeta inFokus 07:18 | 03 May 2018

Data e 3 majit është vendosur që të jetë Dita Botërore e Lirisë së Shtypit në vitin 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është tema e sivjetme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB): “Të mbajmë pushtetin nën kontroll: Media, Drejtësia dhe Sundimi i Ligjit” dhe rëndësia i kushtohet rolit të gjyqësorit të pavarur që siguron garanci ligjore për lirinë e shtypit dhe ndjekja ligjore e krimeve kundër gazetarëve.

Në Kosovë gazetarët sot do ta shënojnë këtë ditë me protestë. Vetëm në vitin e kaluar 27 gazetarë kosovarë janë sulmuar në mënyra të ndryshme.

-Advertisement-

Raporti i Freedom House vlerëson se Kosova radhitet në mesin e vendeve pjesërisht të lira, së bashku me Shqipërinë, Maqedoninë, Bosnje e Hercegovinën dhe Malin e Zi. Ndërsa Serbia dhe Kroacia, radhiten në mesin e vendeve të lira.

Freedome House ka analizuar të dhënat nga 195 vende, në vitin 2017, ku 88 vende radhiten në mesin e vendeve të lira, 59 janë me liri të pjesshme dhe 49 radhiten në mesin e vendeve jo të lira.

Në raportin e saj të fundit, për vitin 2017, për lirinë e medies Freedome House thotë se mediat janë duke u përballur me kërcënime të reja në demokracitë e mëdha, si dhe në shtetet shtypëse, ku autoritetet po përqendrojnë përpjekjet e tyre në mediat sociale dhe platformat e tjera në internet pas goditjes së pavarësisë së medieve tradicionale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera