Lajme

Dita botërore e gruas rurale

Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 15 October 2020

Sot shënohet Dita botërore e gruas rurale, e cila synon njohjen e kontributit dhe rolit që gratë nga zonat rurale kanë në komunitet, duke përmirësuar jetën dhe mirëqenien në tërësi.

Dita botërore e gruas rurale u caktua në vitin 1995 nga organizatat e shoqërisë civile në Konferencën e katërt botërore për gratë në Pekin dhe u shpall Ditë zyrtare në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Kjo ditë për herë të parë u shënua më 15 tetor 2008, pasi përmes një rezolute Organizata e Kombeve të Bashkuara në vitin 2007 njohën “rolin jetik dhe kontributin e gruas rurale, për mirëmbajtjen e agrikulturës dhe zhvillimit rural, për përmirësimin e sigurimit të ushqimit dhe luftimit të varfërisë rurale”.

-Advertisement-

Në Kosovë nuk është paraparë ndonjë aktivitet për shënimin e kësaj dite.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera