Sport

Distria shkon në finale dhe e siguron të argjendtën në Lojërat Mesdhetare, e kërkon të artën

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 29 June 2022

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Lojërave Mesdhetare.

Xhudistja kosovare në gjysmëfinale e mposhti spanjollen Ana Perez Box.

Me këtë rast, ajo e siguroi të paktën medaljen e argjendtë në “Oran 2022”, shkruan “Gazeta Express”.

-Advertisement-

Kampionia olimpike me këtë rast do ta kërkojë të artën në finalen e madhe të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Krasniqi e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë, respektivisht në çerekfinale me Ippon e eliminoi xhudisten nga Qiproja, Sofia Asvesta.

Ndërkohë, dy xhudistet tjera kosovare, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha u eliminuan në çerekfinale dhe medaljen e bronztë do ta kërkojnë përmes repesazhit. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera