Sport

Distria Krasniqi shpallet sportistja me e mirë e vitit 2020

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 22 February 2021

Komiteti Olimpik i Kosovës është duke e mbajtur ceremoninë për Laureatët e vitit 2020, shkruan Gazeta inFokus.

KOK-u e ka shpallur Distria Krasniqin sportisten më të mirë në Kosovë për vitin që lamë pas.

Kjo ishte hera e dytë rresht që xhudistja nga Peja e fiton këtë çmim.

-Advertisement-

Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në kampionatin evropian të mbajtur në Pragë, ndërsa medaljen e artë e fitoi në Grand Slamet e Parisit dhe Budapestit.

Qershia mbi tortë ishte mbyllja e vitit 2020 në vendin e parë në renditjen botërore dhe olimpike në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Përveç çmimit, Krasniqi ka fituar edhe mjete financiare në vlerë prej 2,000 mijë eurove./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera