Lajme

Distanca sociale? Maskat? Të rinjtë ‘vërshojnë’ kafenetë e kryeqytetit

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 05 June 2020

Pas heqjes së masave parandaluese ndaj koronavirusit, qytetarët nuk është se po e marrin shumë seriozisht virusin!

Lajmi.net sot gjatë ditës ka raportuar se në kryeqytet atmosfera është sikur të mos kishte ekzistuar asnjëherë pandemia COVID-19.

Por edhe më keq është situata në këto orë të mbrëmjes ku vendi i njohur si “kafet e rakisë”, është i mbushur përplot me të rinj e të reja që kanë dalë pas një kohe të gjatë mbyllur, shkruan lajmi.net.

-Advertisement-

Në fotografitë e siguruara nga lajmi.net shihet se përveç se nuk ka maska e doreza, ata nuk po e respektojnë as distancën sociale dhe asnjë nga rekomandimet e IKSHPK-së.

Në anën tjetër, IKSHPK së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë sot kanë paralajmëruar bizneset dhe qytetarët se në rast se nuk respektohen masat e rekomanduara, atëherë mund të kthehen masat rigoroze të cilat kanë qenë në fuqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera