Lajme

“Disrespekt”, Bislimi refuzon të flasë për takimin Kurti-Vuçiq, përgjigjet shefi i BE-së

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 24 February 2023

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk ka dashur të flasë për takimin e së hënës në Bruksel Kurti-Vuçiq gjatë konferencës që pati pas nënshkrimit të marrëveshjes IPA 2023 me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Duke dashur t’i shmanget pyetjes, Bislimi tha se është ‘disrespekt’ të flitet për tema të tjera në një ngjarje sikur nënshkrimi i kësaj marrëveshje.

“Është hera e parë që kemi një program IPA që i dedikohet tërësisht një sektori i cili është i goditur, të cilat do të shpërndahen tek qytetarët. Është hera e parë që në plotësi programi i besohet institucioneve të Kosovës. Është disrespekt për gjithë këtë punë që është bërë. Po më duket që është e padenjë të përgjigjem në këtë pyetje”, tha ai.

-Advertisement-

Ndërkaq, Szunyog, duke thënë se nuk mund të shtojë më shumë sesa që ka folur kolegu i tij, Miroslav Lajçak, tha se kanë pritje që palët ta pranojnë propozimin.

“Presim që të dyja palët të pranojnë propozimin evropian dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive se si të zbatohet ajo. Marrëveshja është e rëndësishme për integrimin evropian”.

Szunyog tha se Kosova është ndër vendet që është ndikuar më negativisht nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Të hënën e 27 shkrutit, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak fillimisht do të zhvillojnë takime të ndara me Kurtin e Vuçiqin. Këto takime do të fillojnë në orën 15:00.

Ndërsa, pas kësaj do të ketë një takim të përbashkët.

“Në takim do të diskutohet për propozimin e BE-së për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Brukselit.

Në fund të takimit bëhet e ditur se do të ketë deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar edhe Kurti edhe Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera