Dispanseria e Tuberkulozit në Prishtinë, drejt mbylljes
Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 28 January 2018
Dispanseria e Tuberkulozit në Komunën e Prishtinës është duke u përballur me mungesë të stafit të pulmologëve, ku momentalisht në këtë dispanseri është duke punuar vetëm një doktoreshë e cila merret me të gjitha rastet.
Duke marrë parasysh që kjo dispanseri ofron shërbime jo vetëm për qytetarët e Prishtinës, por edhe të komunave përreth është e pamundur që vetëm me një doktoreshë të mbulohen të gjitha kërkesat e pacientëve. Vitet e fundit tre pulmologët që kanë punuar në këtë dispanseri kanë dalë në pension.
Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Prishtinë, Arben Vitia në një prononcim për portalin arbresh.info ka pohuar se Dispanseria Antituberkulare (DTA) në Komunën e Prishtinës është duke u përballur me mungesë ekstreme të stafit.
“Është e vërtetë se jemi duke u përballur me mungesë ekstreme të stafit në Dispanserinë Antituberkular (DTA) në Komunën e Prishtinës. Kjo për shkak se në vitet e fundit 3 Pulmolog kanë dalë në pension dhe për momentin është vetëm një doktoreshë e cila merret me të gjitha rastet në këtë dispanseri. Duke qenë se ky institucion ofron shërbime për të gjithë regjionin (duke përfshirë edhe komunat përreth Prishtinës) kemi një fluks të madh të pacientëve të cilët vetëm falë angazhimit dhe përkushtimit të stafit munden të ju ofrojnë shërbime qytetarëve në nevojë. Ne do të analizojmë çdo mundësi që ky dispanseri të vazhdoj punën për shkak të rëndësisë që e ka”, ka thënë Vitia.
Drejtoria e Shëndetësisë ka bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë që të mundësohet marrja në punë edhe e një pulmologu, dhe kanë hapur edhe konkurs për këtë pozitë, por Vitia tregon se konkursi është anuluar nga ministria e shëndetësisë, pasi që sipas udhëzimit Administrativ për kujdesin Parësor Shëndetësor i cili bazohet në konceptin e Mjekësisë Familjare, Drejtoria komunale nuk mundet të shpallë konkurs për pozitë të specialiteteve të tjera.
“Në ndërkohë ne jemi duke u munduar që deri në zgjidhjen e këtij problemi (I cili do të zgjidhej edhe me Ligjin për Prishtinën , ku Komuna do të ketë në menaxhim edhe Shëndetësinë sekondare), do të mundohemi që përmes trajnimeve të stafit nga Mjekësia Familjare por edhe me mirëkuptimin dhe angazhimin e stafit aktual, ky institucion shumë I rëndësishëm të vazhdojë punën me shërbimet e nevojshme për ata që kanë nevojë”, ka thënë Vitia.
është shumë e rëndësishme dhe e frekuentuar nga qytetarët e Prishtinës dhe rrethinës, nëse ky do të mbyllet do të shkaktonte probleme të mëdha tek qytetarët që janë të prekur nga kjo sëmundje. Drejtori Vitia ka thënë se do të analizojnë çdo mundësi që kjo dispanseri të vazhdojë punën për shkak të rëndësisë që ka.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...