Lajme

Diskutohet transparenca në shpenzimet e fushatës nga partitë

Autori: Gazeta inFokus 07:54 | 18 July 2017

Demokraci Plus (D+) organizon tryezën me temë “Transparenca në shpenzimet e fushatës nga subjektet politike: Kur do të kemi raportet e publikuara”

Zgjedhjet e mbajtura me 11 qershor u cilësuan si ndër më të mirat të organizuara ndonjëherë në Kosovë.

Të gjithë akterët e përfshirë në proces i konsideruan ato si të sukseshme dhe askush nuk i kontestoj rezultatet e dalura nga to.

-Advertisement-

Subjektet politike kanë 45 ditë afat që nga mbajtja e zgjedhjeve që të dorëzojnë në KQZ raportet e shpenzimeve të tyre në fushatë.

Por çka do të përmbajnë ato raporte dhe a do t’i publikoj KQZ ato para auditimit?

A do t’i bëjnë publike vetë subjektet politike raportet e tyre financiare apo do të presin për një presion ndërkombëtar? Kush do të sigurojë që këto raporte janë reale dhe të besueshme?

Për të diskutuar temat lartëpërmendura, D+ ka ftuar në këtë tryezë një numër akterësh nga subjektet politike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, organizatat jo-qeveritare lokale si dhe akterët tjerë vendor e ndërkombëtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera