Diskutohet roli i Inteligjencës Artificiale në sigurinë kombëtare
Autori: Gazeta inFokus 07:51 | 15 October 2024
Qendra Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit (ACCET) sot në Prishtinë mban debat mbi temën “Roli i Inteligjencës Artificiale (IA) në Luftën Kundër Terrorizmit dhe Sigurinë Kombëtare: Përdorimi dhe Keqpërdorimi i IA-Sfidat dhe Pasojat e Teknologjive të Avancuara”.
Debati do të mbledhë së bashku ekspertë të shquar për të diskutuar ndikimin e IA-së në sigurinë kombëtare dhe përpjekjet kundër terrorizmit, me fokus të veçantë në sfidat etike, ligjore dhe ato që lidhen me privatësinë, të cilat sjellin teknologjitë e avancuara.
Diskutimi do të shqyrtojë se si IA mund të përdoret në mënyrë efektive për të përmirësuar sigurinë, duke adresuar njëkohësisht rreziqet e mundshme të keqpërdorimit të saj.
Në sesionet kryesore do të flasin Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme.
Për rolin e IA-së në Luftën Kundër Terrorizmit dhe Sigurinë Kombëtare, do të ketë prezantim nga Scott Bates, Bashkëpunëtor i Lartë në American Security Project. Bates do të trajtojë se si teknologjitë IA po integrohen në strategjitë e sigurisë dhe çfarë ndikimi kanë për sigurinë kombëtare dhe globale.
“Pas këtyre prezantimeve, do të zhvillohet një diskutim i hapur, ku pjesëmarrësit mund të shkëmbejnë ide, të ndajnë perspektiva dhe të ofrojnë rekomandime për përdorimin e përgjegjshëm të IA-së në sigurinë kombëtare. Kjo ngjarje përfaqëson një mundësi unike për debat dhe shkëmbim njohurish, duke u mundësuar profesionistëve të medias të angazhohen drejtpërdrejt me ekspertë të njohur dhe udhëheqës të mendimit në këtë fushë. Pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri mbi rolin kritik që luan IA në strategjitë moderne të sigurisë dhe masat e kujdesit të nevojshme për të shmangur keqpërdorimin e saj”, thuhet në njoftimin e Qendrës Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...