Lajme

Diskutohet për sigurimet shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus 07:20 | 12 December 2019

Në ditën ndërkombëtare të Mbulimit Universal me Shërbime Shëndetësore, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, organizon tryezë me temë “Sigurimet Shëndetësore po fillojnë?!” .

Kjo tryezë është e katërta me radhë e organizuar nga PRAK e cila ka për qëllim diskutimin e mundësive dhe sfidave për implementimin e Sigurimeve Shëndetësore në Kosovë.

Të pranishëm në këtë tryezë janë përfaqësues të institucioneve relevante, si: Kandidati për kryeministër Albin Kurti, Përfaqësues të Kabinetit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ekspert dhe njohës të sigurimeve shëndetësore, OJQ , dhe palë të tjera të interesit.

-Advertisement-

Kjo Tryezë mbështetet nga UNFPA zyra në Kosovë dhe Koalicioni K10.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera