Lajme

Diskutohet për sfidat e sundimit të ligjit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 06:55 | 27 January 2020

Plaforma e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) sot mban konferencën me temë `Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve`.

Në këtë konferencë, DREJTËSIA SOT do të shpalos të gjetura nga Botimi i Pestë i Indeksit të Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë (RoLPIK – Edicioni 5).

Ky raport do të paraqes trendin e performancës dhe efikasitetin e punës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial, dhe shkallën e kënaqshmërisë së qytetarëve ndaj këtyre institucioneve, duke pasqyruar mendimet e tyre në lidhje me tema si influenca politike, mitmarrja, raportimi i korrupsionit, pavarësia në vendimamarrje e deri te vazhdimi i mandatit të EULEX-it.

-Advertisement-

Indeksi gjithashtu trajton të dhënat mbi punën e prokurorisë dhe gjyqësorit për periudhën 2013-2019, përmes vlerësimit të performancës, ngarkesës, efikasiteti dhe buxhetit që ndahet ndër vite për këto dy institucione bartëse të sigurimit të një shteti të së drejtës në Kosovë.

Indeksi i Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë (RoLPIK), është mekanizëm monitorimi i hartuar për vlerësimin e punës së institucioneve me fokus të veçantë në sistemin e drejtësisë.

Përgjatë viteve, RoLPIK ka ofruar të dhëna mbi përceptimet e qytetarëve mbi këto institucione si dhe të dhëna strukturore mbi punën e sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera