Lajme

Diskutohet për `Pretendimet pronësore në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi`

Autori: Gazeta inFokus 07:46 | 17 December 2020

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon diskutimin online me temë “Pretendimet financiare dhe pronësore në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi” .

Ky diskutim mbahet me ekspertë të fushës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, Ahmet Shala, ish ministër i Ekonomisë dhe Financave

Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i HLC
Artan Mustafa, ligjërues universitar dhe
Jeta Krasniqi nga KDI.

-Advertisement-

Në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian palët kanë filluar diskutimet rreth temës së pretendimeve financiare dhe pronësore. Sipas raportimeve palët ende qëndrojnë larg dakordimit të parimeve në kuadër të së cilave do të adresohen këto çështje si pjesë e marrëveshjes finale ligjërisht të obligueshme.

Ky diskutim ka për qëllim të hedh dritë mbi disa prej elementeve të cilat pritet të adresohen në kuadër të kësaj teme. Cilat janë pritshmëritë e palës kosovare nga këto diskutime? Cilat çështje pritet të diskutohen në kuadër të kësaj teme? Cilat pritet të jenë sfidat? Mbi çfarë parimesh synohet të zgjidhen pretendimet e palëve? Në kuadër të këtij diskutimi gjithashtu synohet të diskutohet me ekspertë të fushës mbi çështjet siç janë pensionet, reparacionet, borxhi i jashtëm e kështu me radhë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera