Diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 06:53 | 14 November 2022
Për të diskutuar disponimin në Bruksel dhe në vendet anëtare dhe për të analizuar rrugën e mbetur të Kosovës deri në liberalizimin e vizave, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur sot organizon një bisedë të hapur të titulluar “Liberalizimi i vizave për Kosovën: Fillimi i fundit”.
Gjatë këtij diskutimi gazertarët znj. Gjeraqina Tuhina dhe z. Augustin Palokaj do të prezantojnë analizën e tyre mbi procesin e liberalizimit të vizave të titulluar “Liberalizimi i vizave për Kosovën: Finalja e madhe”.
Për të biseduar në këtë temë Fondacioni, ka ftuar edhe, znj. Jeta Tela, Shefe e Kabinetit e Ministrit të Punëve të Brendshme (TBC), z. Demush Shasha, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) .
“Janë bërë më shumë se 10 vite që kur Kosova zyrtarisht filloi dialogun për viza me Komisionin Evropian, e më shumë se katër vite që kur ky i fundit konfirmoi se Kosova kishte përmbushur të gjitha kriteret. E megjithatë qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbesin të vetmit evropianë përveç rusëve dhe bjellorusëve, që nuk gëzojnë liberalizim të vizave me shtetet anëtare të Schengenit. Me 13 tetor të këtij viti, liberalizimi i vizave për Kosovën më në fund u bë pjesë e agjendës së Këshillit të BE kur Presidenca Çeke e BE-së e futi si pikë diskutimi në rendin e dites të takimit të grupit punues për viza. Përkrahja e Presidencës Çeke dhe shteteve anëtare për të futur në agjendë këtë temë që për vite konsiderohej si e ndjeshme, u pa si zhvillim pozitiv. E megjithatë, informatat e para që rodhën nga takimi i mbyllur ishin se Kosova do të përballej me një kushtëzim të ri: implementimin e sistemit ETIAS”, njofton Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur.
Të tjera
-
Kasanof: Sụlmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexan...
-
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor
Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit ...
-
Komuna e Prishtinës merr masa përpara festave
Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes në prag të festave të fundviti...
-
Rama: Kosova duhet ta ngrijë normalizimin me Serbinë, për të bërë hap gjigand drejt BE-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në Facebook një pjesë ...
-
Vdẹs një fëmijë njëvjeçar në QKUK
Një fëmijë njëvjeçar ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. ...
-
Scholz pas sulmit në Magdeburg: Të hetohet tërësisht se çfarë ka ndodhur, shqetësohem për gjendjen e të lënduarve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka folur gjatë vizitës së vendit të ngjarjes –...
-
“Mos fëlliq në emër të babës, Donikë” – Avni Arifi i reagon ashpër Donika Gërvallës
Ish-kryenegociatori Avni Arifi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministre...
-
Regjistrohen mbi 51 mijë votues nga jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit
51 mijë e 440 votues nga jashtë Kosovës janë regjistruar për të marrë pjesë n...
-
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Grand Excellenc...
-
Shtohen kolonat në pikëkalimet kufitare, pritjet më të gjata në Jarinjë – deri në një orë e gjysmë
Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rri...
-
Edi Rama jep detaje të reja të mbylljes së TikTokut në Shqipëri
ryeministri Edi Rama është shprehur se rrjeti social TikTok do të mbyllet për...
-
Hapet konkurs i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët
Janë hapur 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe fa...