Diskutohet për kompensimin e viktimave të krimit
Autori: Gazeta inFokus
07:05 | 28 February 2018
Instituti KIPRED sot mban diskutimin e gjetjeve dhe rekomandimeve kryesore të raportit hulumtues të titulluar: “Kompensimi i viktimave të Krimit: Reagimi ndaj rasteve të dhunës në familje dhe trafikimit me qenie njerëzore”.
Kjo është analiza e parë e detajuar e programit për kompensim të viktimave në Kosovë. Raporti ofron një analizë të programit pë kompensim, proceseve dhe procedurave të kompensimit, si dhe sfidave dhe vështirësive të hasura deri tani.
Raporti po ashtu ofron rekomandime konkrete për institucionet relevante për të përmirësuar qasjen në kompensim të viktimave posaqërisht atyre të dhunës në familje dhe trafikimit.
Raporti është pjesë e një serie botimesh të parapara në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive” nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut,zbatuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis.
Projekti synon që, mbi të gjitha, të përmirësojë respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Kosovë duke e angazhuar në mënyrë aktive shoqërinë civile në monitorimin dhe rritjen e trysnisë publike mbi strukturat gjyqësore dhe jo-gjyqësore për të drejtat e njeriut, në përmbushjen e mandatit të tyre për të drejtat e njeriut.

T� tjera
-
BE-ja nuk do të nisë bisedimet për marrëdhënie afatgjata me Britaninë
Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian rrezikojnë të hyjnë në një tjetër peri...
-
Fehmi Hoti pret në takim ambasadorin britanik, diskutohet mbështetja për Policinë e Kosovës
U. D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi HOTI, me b...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Melodia nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti belg ia përplas Marta Kos-it vrasjet dhe dëbimet e viteve 1998/99 në Kosovë
Eurodeputeti belg, Michel De Maegd, ka kritikuar ashpër interpretimin e një k...
-
Investitorët japonezë shqyrtojnë mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik me Kosovën
Zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike dhe krijimi i mundësive të reja për invest...
-
Rikthehet furnizimi me energji në Prishtinë
KEDS ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji në Prishtinë.Në njoft...
-
Haxhiu kërkon mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar mbështetjen e Kr...
-
Raporti i Gallupit për 2025-tën: Kosova, ndër vendet më të sigurta në Evropë
Kosova është renditur ndër vendet më të sigurta në Evropë sipas Indeksit Glob...
-
Erërat e forta, Inspektorati i Punës kërkon masa të shtuara për sigurinë e punëtorëve
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të n...
-
Rama: Ndryshim-ligji për Specialen nuk është i PDK’së, është për vlerat e luftës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka deklaruar s...
-
Limaj për rikthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Jam SHOKU
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar kërkesën për ri...

































