Lajme

Diskutimi për Interpolin hiqet nga rendi i ditës

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 22 June 2018

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së ka hequr nga rendi i ditës diskutimin rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Deputeti i PDK-së Fatmir Xhelili propozoi që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës meqë nuk ka material për të diskutuar, duke qenë se as Qeveria nuk ka sjell ndonjë material mbi të cilin do të diskutonin.

Këtë propozim të Xhelilit e mbështeti edhe deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, i cili tha se pa pasur material nuk mund të diskutojnë, edhe pse përkrahja e komisionit për Qeverinë në këtë proces është dhe do të jetë e parezervë.

-Advertisement-

Me mbështetje unanime kjo pikë u hoq nga rendi i ditës./GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera