Lajme

Diskutime për sinjalizuesit në luftën kundër korrupsionit në prokurim publik

Autori: Gazeta inFokus 08:05 | 12 December 2019

Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion 2019 sot organizon një tjetër tryezë diskutimi me titull “Sinjalizuesit në luftën kundër korrupsionit në prokurim publik”.

Tryeza organizohet me qëllim të diskutimit rreth integritetit të biznesit në prokurim publik, roli i sinjalizuesve në ekspozimin e korrupsionit në prokurim publik si dhe roli i Organit Shqyrtues të Prokurimit në sistemin e prokurimit publik.

Korrupsioni aq sa është i keq për shoqërinë është i dëmshëm edhe për biznesin, duke paraqitur rreziqe të rënda financiare, operacionale dhe ndikime në reputacion.

-Advertisement-

Tani më shumë se kurrë, kompanitë janë duke ndërmarrë veprime për të zbatuar masa dhe politika serioze dhe efektive kundër korrupsionit brenda strategjive dhe operacioneve të tyre, si dhe duke luajtur një rol efektiv në luftën kundër korrupsionit si në sektorin publik, po ashtu edhe në atë komercial.

Në tryezë do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve si Organi Shqyrtues i Prokurimit, Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik, Zyra Kombëtare e Auditimit, Agjencia Kundër Korrupsionit, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Policia e Kosovës, përfaqësues të odave ekonomike dhe përfaqësues nga bizneset dhe shoqëria civile.

Kjo tryezë diskutimi mbahet sot në Hotel “Sirius” duke filluar nga ora 10:00

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera