Lajme

Disbalanci buxhetor – Për tre muaj, 5.5 milionë euro më shumë shpenzime se të hyra

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 25 June 2018

Të hyrat e Qeverisë për TM1 2018, (tremujorin e parë të këtij viti) janë 408.5 milionë Euro. Kurse shpenzimet qeveritare për periudhën e njëjtë kanë shkuar në 413.5 milionë Euro, shkruan Gazeta Fokus.

Ky është bilanci buxhetit të shtetit sipas statistikave të fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) – “Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore”.

Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM1 2018).

-Advertisement-

Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM1 2018 ishte 408.5 milionë Euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 63% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Në TM1 2018, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 413.5 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve (35%), kontributet sociale dhe përfitimet (27%), formimi i kapitalit bruto (18%), dhe konsumi i ndërmjetëm (10%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve./Gazeta Fokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera