Lajme

Disa republikanë të pakënaqur me propozimet e Donald Trump

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 24 May 2017

Propozimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për shkurtimin e ndihmës së jashtme ka hasur në pritje të ftohtë nga disa republikanë kryesorë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

“Ky buxhet nuk do të shkoj askund”, tha Lindsey Graham, kryesues i një nënkomiteti të Senatit, i cili i mbikëqyrë shpenzimet në diplomaci dhe ndihma të jashtme.

“Nëse ne e implementojmë këtë buxhet, atëherë ju do të duhet të tërhiqeni nga bota ose ju do ta vëni në rrezik një numër të madh të njerëzve”, tha Graham.

-Advertisement-

“Duke pasur parasysh kërcënimet në rritje me të cilat ne ballafaqohemi, ne duhet të jemi mbështetës, e jo zvogëlues të programeve kundër terrorit, zbatimit të ligjit dhe atyre humanitare”, tha kryesuesi i Komitetit të punëve të jashtme të Dhomës Përfaqësuese, Edëard Royce.

Lideri i shumicës republikane në Senat, Mitch McConell, e ka lavdëruar propozimin e buxhetit, i cili sipas tij, mund të jetë i balancuar, por republikani tjetër, John Corbyn, vlerësoi se ai është “në themel i vdekur me të arritur”.

Kundër këtij propozimi është shprehur edhe ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e cila ka sugjeruar se këto shkurtime nuk do të kalojnë në Kongres.

Meqë, Kongresi i Shteteve të Bashkuara, sipas Kushtetutës, i ka nën kontroll shpenzimet, vërejtjet nga ligjvënësit e lartë mund të ndikojnë që të mos miratohen propozimet për shkurtime të thella.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera