Disa produkte shumë të zakonshme, nga të cilat mund të bëhemi të varur pa e kuptuar, që nga hidratimi i lëkurës, zbardhja e dhëmbëve…
Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 19 February 2021
Jemi mësuar të dëgjojmë se lëndët narkotike, duhani apo kafeina mund të na krijojnë varësi por, gjithashtu disa produkte të tjera mund të na “fiksojnë”.
Hidratimi i lëkurës, konsumimi i pijeve të gazuara dhe dëgjimi i muzikës janë të gjitha zakone të së përditshmes, për të cilat nuk mendojmë në lidhje me pasojat. Por e vërteta është se edhe rutinat më të zakonshme mund të bëhen problematike dhe të dëmshme për mendjen dhe trupin.
Hidratimi i lëkurës
Hidratimi i lëkurës për një periudhë të gjatë kohore mund ta bëjë atë të harrojë se si të hidratohet vetë. Një studim zbuloi se nëse ndaloni të përdorni kremërat atopikë në trupin tuaj, lëkura mund të mbetet e thatë deri në 3 javë pa vetë-hidratim. Por lajmi i mirë është se lagështimi natyral mund të rikthehet natyrshëm dhe gradualisht.
Konsumimi i sodës dietike
Pijet e gazuara dietike kanë ëmbëlsues artificialë në përbërjen e tyre. Ato janë po aq të ëmbla sa sheqeri, kështu që stimulojnë dëshirat dhe varësitë. Kjo është arsyeja pse kalimi nga soda normale në një version diete nuk është qasja më e mirë nëse doni të humbni peshë.
Nxirja e lëkurës në solare me rreze UV
Studimet thonë se rrezet ultraviolet për të marrë ngjyrë rrisin qarkullimin e gjakut cerebral në zonat e shoqëruara me varësinë e substancave. Kjo është arsyeja pse njerëzit që duan të nxihen në ambiente të mbyllura shpesh kthehen në një periudhë të shkurtër kohore, edhe nëse nuk kanë nevojë për të.
Aplikimi i zbutësit të buzëve
E konsideruar si një varësi e sjelljes, dëshira për të aplikuar lip balm, është shqetësuese për një numër të madh të konsumatorëve. Kjo sepse është një ritual që siguron kënaqësi dhe mund të bëhet një veprim obsesiv, ashtu si kafshimi i thonjve ose shkulja e flokëve.
Dëgjimi i muzikës
Kur dëgjojmë muzikë, dopamina lirohet në trurin tonë. Edhe pse kjo mund të na bëjë të ndjehemi euforikë dhe të dëshirojmë më shumë, dëgjimi i muzikës lidhet gjithashtu me një numër përfitimesh, si rritja e performancës njohëse, ulja e stresit dhe ngritja e humorit.
Zbardhja e dhëmbëve
Zbardhja e dhëmbëve jo vetëm që krijon varësi, por çrregullimi ka edhe emrin e vet: bleachorexia. Mund të shihet si një problem, pasi njerëzit kanë tendencë t’i shohin gjithmonë dhëmbët e tyre si të ndyrë dhe të verdhë, edhe kur ata tashmë janë të bardhë të përsosur.
Të biesh në dashuri
Fazat e hershme të rënies në dashuri kanë karakteristika të ngjashme me varësinë nga substancat, si dëshirat, euforinë dhe ankthin. Kjo ndodh sepse të dy ndjesitë stimulojnë të njëjtën zonë të trurit që është përgjegjëse për të njohur shpërblimin dhe për të nxitur përvojat.
Përdorimi i pikave për sytë
Sipas studimeve, pikat për sytë, mund të shkaktojnë shumë varësi. Këto solucione përdoren gjatë një ekzaminimi të syve për të parë retinën ose për të trajtuar inflamacionin e kornesë. Janë raportuar një numër rastesh të njerëzve që vuajnë nga tërheqja pas marrjes së trajtimit.
Blerja e veshjeve ‘brand’ dhe aksesorëve të stilistëve
Blerja e detyruar konsiderohet gjithashtu një lloj varësie në sjellje. Ata janë tërhequr nga markat e stilistëve dhe markave të luksit për të bërë përshtypje të tjerëve dhe për t’u ndier më të mirë. Ky akt çon në një rritje të nivelit të ankthit dhe izolimit, por mund të trajtohet me ndihmë mjekësore.
Të bësh ‘selfie’
Akti i bërjes së vazhdueshme të ‘selfies’ mund të konsiderohet një çrregullim mendor dhe shpesh vërehet tek adoleshentët me vetëvlerësim të ulët. Kjo varësi mund të shihet në 2 forma: nevoja për të arritur një selfie perfekte dhe dëshira për të marrë reagime të mira në mediat sociale.
“Të shponi trupin”, duke vendosur piercing
Endrofina, e njohur gjithashtu si kimikati që ju bën të “ndiheni mirë”, lirohet kur trupi juaj shpohet. Kjo është arsyeja pse ndodh një vrull euforie dhe lumturie, duke bërë që njerëzit të bëhen të varur nga kjo ndjenjë.
Të tjera
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për tentim vrạsjen në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjet...
-
“7 muaj i ngujuar brenda, vështirë të gjykosh drejtë” – Vokrri thotë se nënkryetarja serbe që u zu duke konsumuar drogë e “manipuloi emocionalisht” Lulzim Hetemin
Nëntë ditë në izolim në objektin e komunës së Leposaviqit, kryetari Lulzim He...
-
Kasanof: Sụlmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexan...
-
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor
Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit ...
-
Komuna e Prishtinës merr masa përpara festave
Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes në prag të festave të fundviti...
-
Rama: Kosova duhet ta ngrijë normalizimin me Serbinë, për të bërë hap gjigand drejt BE-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në Facebook një pjesë ...
-
Vdẹs një fëmijë njëvjeçar në QKUK
Një fëmijë njëvjeçar ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. ...
-
Scholz pas sulmit në Magdeburg: Të hetohet tërësisht se çfarë ka ndodhur, shqetësohem për gjendjen e të lënduarve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka folur gjatë vizitës së vendit të ngjarjes –...
-
“Mos fëlliq në emër të babës, Donikë” – Avni Arifi i reagon ashpër Donika Gërvallës
Ish-kryenegociatori Avni Arifi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministre...
-
Regjistrohen mbi 51 mijë votues nga jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit
51 mijë e 440 votues nga jashtë Kosovës janë regjistruar për të marrë pjesë n...
-
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Grand Excellenc...
-
Shtohen kolonat në pikëkalimet kufitare, pritjet më të gjata në Jarinjë – deri në një orë e gjysmë
Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rri...