Lajme

Disa pjesë të Fushë Kosovës pa ujë nga e diela, furnizimi i pjesshëm pritet të kthehet sot

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 23 November 2022

Disa zona dhe lagje në komunën e Fushë Kosovës kanë mbetur pa ujë që nga dita e diel.

Teksa tek disa zona ka pasur ujë kohë pas kohe, disa komplekse banesore nuk kanë pasur asnjë pikë uji që nga e diela.

Zëdhënësja e Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, tha se punimet në kanalin e Ibrit janë duke vazhduar teksa furnizimi i pjesshëm pritet të kthehet sot.

-Advertisement-

Mjeku, mes tjerash, tha se largimi i plotë i turbullirës në kanal do të marrë nga pesë deri gjashtë ditë kohë që nënkuptimin kthimin e furnizimit të plotë me ujë.

“Kanali është i turbullt, por ka filluar të bie niveli i turbullirës jemi duke e përcjell nivelin e turbullirës në kanalin e Ibërit. Meqë ka filluar të bie niveli i turbullirës gjatë ditës do të dalim me një njoftim në rast se niveli bie në nivelin e duhur. Nëse turbullira bie në nivelin e duhur merr deri tri orë që uji të mbërrij tek konsumatorët”.

“Nëse nuk ka reshje, për pesë deri në gjashtë ditë duhet kohë deri në stabilizimin e furnizimit me ujë. Presim që nga sot të stabilizohet furnizimi i pjesshëm me ujë” tha Mjeku për Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera