Disa nga vipat shqiptarë që u vunë fëmijëve emra puro shqiptar

Autori: Gazeta inFokus
22:10 | 01 October 2020
Deri para disa kohësh prindërit e rinj kishin tendencën t’U vinin fëmijëve të tyre emra anglezë, italianë, spanjollë, madje edhe brazilianë, vetëm shqiptarë jo..
Por kohët e fundit duket se preferencat po ndryshojnë, dhe po vihet re një prirje e personazhëve të njohur sidomos, për t’i pagëzuar fëmijët e tyre me emra shqiptarë. Më poshtë, po ju listojmë disa nga VIP-at që preferuan një emër tipik shqiptar dhe me kuptim të veçante për vogëlushët e tyre.
”Zëri” – Elita Rudi dhe Gjiko/ Emrin “Zëri” e kishim të padëgjuar më parë, deri kur Elita dhe Gjiko na prezantuan me të voglin e tyre të porsalindur dhe na zbuluan edhe emrin e veçantë. Siç duket çifti ka preferuar një emër shqiptar dhe me domethënie, megjithëse disa prej fansave të dyshes së njohur nuk ju ka pëlqyer.
“Kroi Art” -Alban Dududshi dhe Bieta Sulo/ Alban Dudushi dhe Bieta Sulo i pëlqenin aq shumë përzgjedhjet që kishin bërë sa i vunë djalit të tyre, jo një, po dy emra shqiptarë. Para dy vitesh, çifti u bë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin: Kroi Art. “Një krua, kroi ynë i dashurisë dhe një vepër arti siç është ky që ne kemi nxjerrë në dritë”- tregoi Bieta teksa shpjegonte kuptimin e emrit të djalit të saj.
“Stinë dhe Ajër” -Eni Jani dhe Genci Fuga/ Edhe çifti i aktorëve Eni Jani dhe Genci Fuga, kanë zgjedhur dy emra shqiptarë dhe shumë të veçantë të veçantë për vajzat e tyre, Stina Ajër.
“Kristal”- Jonida Shehu/ Kristal është emri i vajzës së moderatores Jonida Shehu-t, e cila erdhi në jetë dy vite më parë. “Gjithçka e pastër, e kthjellët, e shndërritshme” – tregoi Jonida, duke shpjeguar kështu kuptimin e emrit të vajzës.
“Erlis”- Ledina Celo/ Këngëtarja e cila prej vitesh ka të vendosur jetën e saj jashtë vendit, Ledina Çelo, gjithashtu i ka vënë djalit të saj një emër shqiptar, Erlis (erë lisi).
“Krena, Glauk” – Florjan Binaj/ Aktori i “Portokalli” ka zgjedhur emra shqiptarë për të dy fëmijët e tij. I ftuar në “Shiko kush luan” në sezonin që lamë pas, aktori shpjegoi kuptimin emrave. Flori tregoi se emri i vajzës së tij, Krena, vjen nga fjala krenari dhe për më tepër është një lumë në Gjakovë. Ndërsa Glauk, është emër ilir i cili është edhe pjesë e historisë shqiptare. Flori tregoi se ky emër është përdorur edhe në filmin e Aleksandrit të Madh, gjatë momentit kur Aleksandri i drejtohet një luftëtari duke e pyetur “Nga vjen ti?” dhe ai i përgjigjet “Unë jam Glauk dhe vij nga Iliria”.
“Dan” – Jonida Maliqi/ “Në fakt, emrin ia ka vendosur gjyshi i djalit. Edhe ne ishim shumë dakord, sepse na pëlqeu dhe donim një emër shqiptar. Menduam se ky emër shkon edhe me mbiemrin Prizreni”- ka treguar Jonida Maliqi kur është pyetur për kuptimin e emrit të djalit të saj.

Të tjera
-
Kelmendi: Pse Albin Kurti e lavdëroi sot Vuçiqin?!
Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar deklaratën e Kurtit se vetëm në Kosov...
-
Kupchan: Mendoj se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO
Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje k...
-
Cakolli i KDI ia gjen Kurtit edhe 18 shtete të tjera ku partia e parë ka fituar më shumë se e dyta dhe e treta bashkë
Eugen Cakolli i KDI-së ka shkruar në profilin e tij në “facebook”, duke tregu...
-
“Koha ka mbaruar, fitorja do të jetë e jona”, vazhdojnë protestat masive të studentëve në Serbi – policia përdor gaz lotsjellës
Protesta “Shihemi në Vidovdan”, e thirrur nga lëvizja studentore, filloi sot ...
-
Hapet “Tuneli i Kurrizit”, i transformuar krejtësisht
Tuneli i Kurrizit është hapur të shtunën pas disa muajsh punime për transform...
-
Përfshihet nga fla*kët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar
Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Lupç të Podujevës. Nuk di...
-
Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë
Edhe pse Ballkani në sytë e ish-këshilltarit të sigurisë së presidentit Donal...
-
Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zja*rr pasi e gjuajti cigaren
Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Malit të Zi, si i dysh...
-
Fëmijë i braktisur në veturë në 43°C – policët thyejnë xhamin për ta shpëtuar
Një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale në qytetin Corona ...
-
Bajrami: Propozimet e Kurtit janë shkelje flagrante kushtetuese
Shefja e GP Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit të...
-
Aksident mes gjashtë veturave në Tiranë, lëndohen dy policë e një qytetar
Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident në Tiranë. Si pasojë e aksid...
-
Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe në dy vjet
Çmimet e naftës u rritën të premten, megjithatë projeksionet po tregojnë se d...