Lajme

Disa muaj pas dorëheqjes së Blerim Velës, Presidentja e emëron Shefen e Stafit

Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 05 April 2024

Presidentja Vjosa Osmani e ka emëruar Learta Hollajn, shefe të kabinetit. Emërimi i saj vjen disa muaj pas dorëheqjes së Blerim Velës.

Hollaj fillimisht kishte qenë këshilltare e kryetares së Kuvendit të Kosovës, e pastaj si zëvendës shefe e stafit të Presidentes.

“Learta Hollaj i është bashkuar ekipit të Presidentes Osmani katër vjet më parë, fillimisht si këshilltare e kryetares së Kuvendit të Kosovës, e pastaj si zëvendës shefe e stafit të Presidentes.  Përgjatë kësaj periudhe, angazhimi i znj. Hollaj ka qenë i fokusuar në politikën e jashtme, politikat në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, sektorin e energjisë, si dhe në avancimin e agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Znj. Hollaj ka një përvojë disavjeçare në shoqërinë civile në Kosovë, me ekspertizë në qeverisjen demokratike, sektorin e energjisë, mbrojtjes së mjedisit dhe hulumtimit e avokimit në fushën e politikave publike. Studimet bachelor, znj. Hollaj, i ka mbaruar në RIT Kosova në Prishtinë, ndërsa ato master në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest”, thuhet në njoftim. /Express

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera