Lajme

Disa lagje të Prishtinës do të mbesin nesër pa ujë, shkak punimet teknike

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 09 October 2021

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët se gjatë ditës së nesërme do të realizohen punime teknike në gypin magjistral Badoc – Prishtinë.

Si shkak i këtyre punimeve, nga ora 10:00-18:00 pa ujë të pijshëm do të mbesin, Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë.

Komunikata e plotë:

-Advertisement-

Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme do të realizohen punime teknike në gypin magjistral fi 600 mm Badoc – Prishtinë.

Realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.

Gjatë ditës së nesërme, 10 tetor 2021 duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë.

Ua kujtojmë se, kur kemi punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në moment që uji vjen në krojet tuaja duhet lënë të rrjedhin për pak minuta për shkak që mund të vjen i turbullt , deri në shpëlarjen e linjës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera