Disa infermierë në Kosovë akuzohen se po refuzojnë të merren me pacientët e infektuar me COVID-19
Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 24 July 2020
Disa infermierë kanë refuzuar që të punojnë në klinika ku po trajtohen pacientë të infektuar me COVID-19.
Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli, ka thënë se është e pabesueshme sesi mund të ketë infermierë që nuk duan ta japin kontributin e tyre në luftën kundër koronavirusit derisa thotë se do të krijohet një komision i pavarur për të hetuar më detajisht pse ndodhi kjo dhe cilat ishin arsyet reale.
“MSH ka marrë vendim dhe i ka dhënë autoritet të plotë që SHSKUK-së për të gjitha lëvizjet brenda QKUK-së se ku ka nevojë që të lëvizin këtë komunitet sipas nevojave ku kërkohet. Ne si sindikatë kemi reaguar pasi disa infermierë na janë drejtuar neve me ankesën se i është shkelur e drejta”, ka thënë ai.
Havolli tha se një nga arsyet pse disa infermierë që janë munduar t’i ikin përgjegjësisë është frika e infektimit, derisa ka shtuar se nuk kanë arsye të tjera shëndetësore.
“S’po mund ta besoj që ka infermierë në QKUK që i ikin asaj përgjegjësie që thërrasin autoritete dhe të bëjnë gjëra të tilla dhe të mundohen t’u shmangen pa pasë ndonjë arsye nëse është me sëmundje kronike apo rreziqe të tjera për jetën e tyre. Drejtori Sami Tahiraj do të krijojë një Komision të Pavarur që do të vlerësojë arsyet e vërteta të kësaj ngjarje”, deklaroi Havolli.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...