Sport

Disa e ndoqën nga tribuna, e disa si telespektatorë: Yjet Shqiptarë i gëzohen fitores së Kosovës ndaj Azerbajxhanit

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 20 November 2018

Është zhvilluar ndeshja mes Kosovës dhe Azerbajxhanit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në një rezultat dominues ndaj kundërshtarit, Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të triumfojë në rezultat 4-0, duke përmbyllur kështu me sukses ndeshjen e fundit të fazës grupore në Ligën e Kombeve.

Të shumtë ishin spektatorët dhe telespektatorët që ndoqën këtë ndeshje kaq emocionuese, e cila u përmbyll me një fitore të suksesshme.

-Advertisement-

Edhe figurat publike që ndoqën nga afër lojën ishin të shumta.

Një ndër ta është reperi Capital T, i cili u pa i pranishëm në hapësirat e stadiumit “Fadil Vokrri”, duke u dhënë përkrahje djemve të Përfaqësueses. Madje Kapo, publikoi në rrjetin social Instagram edhe një fotografi, ku u shfaq krah tre lojtarëve të njohur: Edon Zhegrovës, Milot Radhicës dhe Atdhe Nuhiut.

Edhe modelja e njohur Morena Taraku, ka qenë shumë e emocionuar natën e sotme, teksa këtë e tregoi përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shkruante “Kosova” në mbishkrimin e saj.

Taraku u shfaq e veshur me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, të cilën e kishte marrë dhuratë nga FFK, ndërsa në dorë mbante biletën për ndeshjen Kosovë-Azerbajxhan.

Të pranishëm në tribuna u panë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe bashkëshortja e tij, moderatorja e njohur, Anita Muçaj-Haradinaj.

Kryeministri publikoi një fotografi të çiftit në Facebook , ku tregonte se sa të entizuazmuar ishin ata teksa shikonin ndeshje, ndërsa ka shkruar në mbishkrimin e saj: ” Lojë spektakulare dhe paraqitje e mahnitshme, sonte, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Me Anitën, plot entuziazëm, në mbështetje të djelmoshave tanë të pamposhtur. Forca Kosovë drejt triumfit të radhës”.

Ndërkohë, nuk munguan edhe postimet e shumë prej yjeve të tjerë të ekranit, të cilët e ndoqën këtë ndeshje nga televizori.

Majk, 2po2, Leonora Jakupi, Ledri Vula, Kida, Korab Shaqiri, Ylli Limani, Shkurte Gashi, Noizy – janë vetëm disa nga emrat që publikuan pamje nga ndeshja, ku tregonin se sa krenarë ndjehen me djemtë e Përfaqësueses, që shënuan fitoren ndaj Azerbajxhanit me rezukltat 4-0.

Në vazhdim, ju sjellim disa prej postimeve të tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera